Ndahen çertifikatat e para të institutit të hivzit dhe bukurlexim të Kuranit Famëlartë “Hfz. Hasan Zendeli” në Gostivar

Muftiu i Muftinisë së BFI-Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli i shoqëruar nga Drejtori i Institutit në Gostivar, Mr. Elyesa ef. Asani, pritën në selinë e Muftinisë së BFI-Gostivar, katër imamë dhe njëkohësisht student të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, të cilët në muajt Shkurt dhe Mars të këtij viti, ndoqën trajnimin special për lexim me rregullat e texhvidit të Kur’anit Famëlartë tek Instituti i Hifzit dhe Bukurleximit të Kur’anit Famëlartë në Gostivar.

Sot në ditën e parë të javës – e hënë 24 maj 2021 – Muftiu i Muftinisë së BFI-Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli i shoqëruar nga Drejtori i Institutit në Gostivar, Mr. Elyesa ef. Asani, pritën në selinë e Muftinisë së BFI-Gostivar, katër imamë dhe njëkohësisht student të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, të cilët në muajt Shkurt dhe Mars të këtij viti, ndoqën trajnimin special për lexim me rregullat e texhvidit të Kur’anit Famëlartë tek Instituti i Hifzit dhe Bukurleximit të Kur’anit Famëlartë në Gostivar. Ky trajnim erdhi si pasojë e kërkesës së vetë imamëve dhe studentëve në fjalë me inicim të këtij Instituti, i cili krahas mësimeve për hifz dhe bukurlexim, merret edhe me shumë aktivitete tjera. Në këtë takim solemn, Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, foli mbi vlerën dhe peshën që e ka leximi i drejtë dhe pa gabime të qarta të Kur’anit Famëlartë, duke vënë në dukje se të gjithë nëpunësit fetarë të cilët duan që të profesionalizohen edhe më tepër nga njohuritë e tyre nga shkollat e mesme dhe studimet e nivele të larta, brenda dhe jashtë shtetit, janë të mirëseardhur në këtë projekt afatgjatë kohor. Nga ana tjetër, edhe vet Drejtori i IHBK, Mr. Elyesa ef. Asani, sqaroi për mbarëvajtjen e këtij procesi deri më sot, duke qenë krenar se detyrën e besuar e kreu me sukses. Në fund, u ndanë edhe çertifikatat për kryerjen me sukses të trajnimit në fjalë. Imamët dhe studentët në fjalë janë: Mukrem ef. Rushiti-imam në Xhaminë e fsh. Zdunjë, Sulejman ef. Haliti-student në FSHI, Amir ef. Selimi-zv.imam në Xhaminë e fsh. Reçan dhe Venhar ef. Ismaili-student në FSHI.

9 thoughts on “Ndahen çertifikatat e para të institutit të hivzit dhe bukurlexim të Kuranit Famëlartë “Hfz. Hasan Zendeli” në Gostivar

  1. Pingback: dapoxetine 60mg
  2. Pingback: prednisoneine

Comments are closed.

Next Post

Fjalimi I Nexhmedin Erbakan

Die Qer 27 , 2021
Fjalimi i Erbakanit që mbajti në kuadër të programit për javën e lindjes së profetit, organizuar nga Fondacioni Fetar në vitin 1997. Në këtë fjalim, Erbakan shpjegoi marrëdhëniet midis shkencës, arsyes dhe fesë me fjalët e mëposhtme: “Shkenca i ngjan busullës së një njeriu që ka humbur rrugën në pyll. […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...