“Nëse dikush ju thotë se një person i caktuar ka folur keq për ju. Mos bëni korrigjime…”/ Thëniet më të Bukura të Epiktetit

7

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të tij. Presim si gjithnjë të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.Nëse dikush ju thotë se një person i caktuar ka folur keq për ju. Mos bëni korrigjime për ato që thuhen por përgjigjuni duke thënë: “Ai është injorant për gabimet e mia të tjera përndryshe ai nuk do të kishte përmendur vetëm këto”.Prej këtij çasti e tutje, zotohuni që të pushoni së zhgënjyeri veten. Ndahuni nga turma. Vendosni që të jeni të jashtëzakonshëm dhe bëni atë që duhet të bëni – tani.Çfarë duhet të thotë dikush, ndërsa përballet me çdolloj vështirësie? Unë po praktikohesha për këtë, po stërvitesha për këtë.Nëse doni të përmirësoheni, jini të kënaqur kur ju pandehin budallenj dhe të çmendur.Asnjë gjë madhështore nuk krijohet papritmas, qoftë edhe një grezdë rrushi ose një fik. Nëse më thoni se dëshironi një fik, unë do t’ju përgjigjem se duhet të ketë kohë. Lëreni së pari të lulëzojë, pastaj të japë fryte, pastaj të piqet.Vetëm njerëzit e lexuar janë të lirë.Së pari thuaji vetes se çfarë do të ishe; dhe pastaj bëj atë që duhet të bësh.Kur ofendoheni për një faj që e ka kryer ndonjë tjetër, kthehuni te vetja dhe studioni vetë dështimet tuaja, atëherë do të harroni zemërimin tuaj.Sprovat me të cilat do të ndesheni do t’ju njohin me pikat tuaja të forta. Qëndroni të palëkundur … dhe një ditë do të ndërtoni diçka që qëndron: diçka të denjë për potencialin tuaj.Bota kthehet mënjanë për ta lënë të kalojë çdo njeri që e di se ku po shkon.Bashkangjituni me atë që është superior shpirtërisht, pavarësisht nga ajo që njerëzit e tjerë mendojnë ose bëjnë. Mbajuni aspiratave tuaja të vërteta pa marrë parasysh se çfarë po ndodh përreth jush.Ju mund të më lidhni këmbën, por vetë Zeusi nuk mund ta zotërojë vullnetin tim të lirë.Mos kërkoni të mirën në gjërat e jashtme; kërkojeni në veten tuaj.Me rastin e çdo aksidenti që ju ndodh, mos harroni të ktheheni te vetja dhe të pyesni se çfarë fuqie keni për ta kthyer atë në dobi.Liria është e drejta për ta jetuar jetën time siç dua.Eshtë natyrë e të mençurve që t’i rezistojnë kënaqësive, por budallenjve të jenë skllevër të tyre.Nuk janë rrethanat ato që e bëjnë njeriun, ato vetëm sa e prezantojnë atë me veten e tij.Kujdes me këtë moment. Zhytuni në veçoritë e tij. Përgjigjju këtij personi, kësaj sfide, kësaj vepre. Lëri devijimet. Ndaloni së dhëni vetes telashe të panevojshme.Eshtë koha të jetojmë vërtet.Nëse dëshiron të jesh shkrimtar, shkruaj.Kryesorja është të bësh shoqëri vetëm me njerëz që të ngrenë lart, prania e të cilëve nxjerr në pah më të mirën brenda teje.Bëni filtrim të pamëshirshëm të imazheve dhe ideve që lejoni në mendjen tuaj.Asnjë njeri nuk është i lirë që nuk është zot i vetvetes.Eshtë e pamundur t’ia mbushësh mendjen dikujt që mendon se e ka plot.Mos kërko që ngjarjet të ndodhin ashtu siç dëshiron ti, por dëshiro që ato të ndodhin ashtu siç ndodhin, dhe gjithçka do të jetë mirë me ty.Kurrë mos u varni nga admirimi i të tjerëve. Nuk ka asnjë strehë nën të. Meritat personale nuk mund të rrjedhin nga një burim i jashtëm.

7 thoughts on ““Nëse dikush ju thotë se një person i caktuar ka folur keq për ju. Mos bëni korrigjime…”/ Thëniet më të Bukura të Epiktetit

Comments are closed.

Next Post

Xhamia Aksa është në rrezik / nga Sulejman Haliti

Hën Maj 3 , 2021
Bandat zioniste me mbështetjen e forcave të sigurisë së Izraelit kanë caktuar datën 10 maj, si ditën e pushtimit të madh të Bejtul Makdisit. Ata kërkojnë të sfidojnë shenjtërin e Ramazanit përball shenjtërisë të një feste të tyre fetare që kanë.Slloganet e këtyre bandave janë: “Shenjtëria jonë përpara shenjtërisë së […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...