Avokimi për të dobëtit dhe të privuarit nga e drejta është cilësi e njerëzve të mëdhenj dhe fisnikë

Abdullah ibn Haram, r.a., vdiç si shehid në luftën e Uhudit, por i kishte mbetur borxh tridhjetë barrë hurma jehudiut me emrin Ebu Shahm. Djali i tij, Xhabir ibn Abdullahu, r.a., deshi që ta kthejë borxhin e babait, por kur shikoi palmishten, kuptoi që nuk do mjaftojnë hurmat për ta paguar borxhin. Për këtë, shkoi tek Ebu Shahmi dhe e luti që t’ia shtyejë afatin e borxhit, por ai e refuzoi këtë.Xhabiri shkoi tek i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., duke kërkuar që të ndërmjetësojë për të tek Ebu Shahmi që t’ia shtyejë afatin e borxhit. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., shkoi tek Ebu Shahmi dhe i tha: “Shtyeja afatin e borxhit Xhabirit.” Mirëpo, ai e refuzoi ndërmjetësimin e Pejgamberit, s.a.v.s.Pas kësaj, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., hyri në palmishten e Xhabirit dhe eci në mes drunjve të palmave, duke iu lutur Allahut, xh.sh., që t’i japë bereqet, e pastaj doli nga palmishtja dhe i tha Xhabirit: “Shko vjel fruta hurmash aq sa nevojitet që ta kthesh borxhin.” Xhabiri, r.a., e dëgjoi të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., hypi në palma për të vjelë hurma, por mbeti i habitur kur pa bereqetin dhe bekimin e Pejgamberit, s.a.v.s., gjatë vizitës së palmishtes së tij. Fruta hurmash kishte aq shumë, saqë Xhabiri pasi e ktheu tërë borxhin, i mbeti gjysma nga sasia e tërë hurmave.Xhabiri shkoi menjëherë për ta lajmëruar për këtë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., por e gjeti në namaz. Priti derisa e përfundoi namazin e pastaj i tregoi çfarë ndodhi me frutat e tij. Atëherë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., tha: “Shko dhe lajmëroje Omer ibn Hatabin për këtë.”Xhabiri shkoi dhe i tregoi Omerit, r.a., për atë çfarë ndodhi me palmishten e tij, ndërsa Omeri i tha: “E kam ditur që kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ecte nëpër palmishte, do ta lëshojë bereqetin në frutat tua.”Siç dihet, Allahu i Madhërishëm shehidit ia falë të gjitha mëkatet, pos borxhit. Edhe pse Abdullab ibn Haram, r.a., luftoi nën flamurin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., dhe vdiç si shehid në Uhud, nga ai nuk ra obligimi i kthimit të borxhit, e si atëherë nga ky obligim të lirohet dikush tjetër?Nga ky hadith mësojmë që ndërmjetësimi për vëllain mysliman që ta realizojë të drejtën e tij, ta kthejë borxhin, të mënjanojë brengën dhe pikëllimin, të zgjidhë problemin, është vepër e njerëzve të zgjedhur dhe fisnikë. E kush mundet me qenë më fisnik se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., të cilit nuk i erdhi rëndë dhe as turp si pejgamber dhe kryeshtetas që të ndërmjetësojë për Xhabir ibn Abdullahun tek jehudiu, dhe me qenë afër tij derisa nuk e zgjidhi problemin.Për këtë, mos anashkalo mirësinë e cila quhet ndërmjetësim, por përpiqu për të dobëtit, të varfërit dhe të privuarit nga e drejta sa të jetë e mundur, por kujdes që ndërmjetësimi yt mos të kthehet në zullum dhe nepotizëm, dhe të marrësh të drejtën e dikujt dhe t’ia japësh të drejtën atij që nuk i takon.Nëse ndërmjetësimi yt refuzohet, mos e merr këtë si personale dhe mos heq dorë nga kjo formë e mirësisë dhe ndihmës së njerëzve, ngase edhe pse ndërmjetësimi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., në këtë rast u refuzua, ai deri në fund të jetës nuk u ndal duke avokuar për të dobëtit dhe të privuarit nga e drejta.Edhem SherkaviPërktheu dhe përshtati:Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Next Post

“Nëse dikush ju thotë se një person i caktuar ka folur keq për ju. Mos bëni korrigjime…”/ Thëniet më të Bukura të Epiktetit

Mar Pri 27 , 2021
Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të tij. Presim si gjithnjë të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti.Nëse dikush ju thotë se një person i caktuar ka folur keq për ju. Mos bëni korrigjime për ato që thuhen por […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...