VITI 1937: POLLOGU EKSPORTON 300 VAGONË FASULE

1

300 VAGONË FASULE POLLOGU
Pothuajse nuk ka libër, reportazh e udhëpërshkrim autorësh të ndryshëm që nuk përmendin mollët dhe fasulet e Tetovës. Ata njëzëri thonë se Tetova ka mollë dhe fasule shumë cilësore, që kanë qenë edhe burim mbijetese për rajonin e Pollogut, ashtu si më vonë përmenden pushkët shqiptare të prodhuara në Tetovë, gjegjësisht […]

Pothuajse nuk ka libër, reportazh e udhëpërshkrim autorësh të ndryshëm që nuk përmendin mollët dhe fasulet e Tetovës. Ata njëzëri thonë se Tetova ka mollë dhe fasule shumë cilësore, që kanë qenë edhe burim mbijetese për rajonin e Pollogut, ashtu si më vonë përmenden pushkët shqiptare të prodhuara në Tetovë, gjegjësisht në Çarshinë e Epërme, të njohura me emrin martina ose pushkë arbanase.

“300 vagonë fasule Tetove janë eksportuar sivjet nga Pollogu”. Kështu shkruan një gazetë serbe në 23 nëntor 1937. Shkrimi shoqërohet me një foto të tregtarëve të fasules dhe me diçiturën: “Shitësit e fasules në tregun e Tetovës mezi i presin blerësit. 

Sipas gazetës Tetova dhe Gostivari kishin eksportuar 300 vagonë fasule, sepse viti kishte qenë shumë i bereqetshëm. 

Fasulja eksportohej në Jugosllavi dhe vende të tjera të jashtme.

Sipas gazetës çdokush në Tetovë merrej me fasulen, kurse Pollogu përfitonte nga eksporti 3 deri 4 milionë dinarë. 

Pasi kishte rënë dukshëm eksporti i mollëve të njohura të Tetovës, banorët ishin fokusuar në kultivimin e fasules.   

One thought on “VITI 1937: POLLOGU EKSPORTON 300 VAGONË FASULE

Comments are closed.

Next Post

Salajdin Salihu - NETËT E RAMAZANIT NË SHKUPIN E VITEVE 30-të

Enj Pri 1 , 2021
Gjatë muajit të Ramazanit njerëzit u kthehen lutjeve dhe solidaritetit. Kjo atmosferë është ndjerë shumë në Shkupin e viteve 30-të të shekullit XX. Shkupi, sikurse përshkruhet në shtypin e kohës, ishte qytet shumë më i gjallë gjatë netëve të Ramazanit, me xhami të mbushura me besimtarë, kafene plot me njerëz […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...