KUR POLLOGU BËNTE TREGTI ME SLLOVENINË

Banorët e Pollogut njihen si punëtorë të mëdhenj. Në kohën sa ekzistonte Jugosllavia federale ata ishin qytetarë të rendit të dytë dhe vështirë punësoheshin në kompanitë shtetërore. Ata i ishin përshtatur ekonomisë së tregut. Prodhimet bujqësore të Pollogut shiteshin në tregjet sllovene. Shumë familje siguronin ekzistencën nëpërmjet bujqësisë. Ja një rast që përshkruhet edhe në gazetën sllovene “Novi Tednik”, të vitit 1988. Aty flitet me respekt për Osman Saliun nga Banjica e Epërme e Gostivarit, i cili së bashku me të vëllanë Azimin, shitnin produkte bujqësore nga Pollogu, veçmas groshë Tetove në tregun slloven, gjegjësisht në Celje.
Shumë banorë të Pollogut kështu arrinin që të krijonin mirëqenie sociale.
Deri në vitet 90 prodhimet bujqësore nga Pollogu ishin shumë të kërkuara në Slloveni.

Salajdin Salihu

Next Post

Salajdin Salihu; SPORTI SHQIPTAR NË VITET ’30

Enj Pri 1 , 2021
Sporti shqiptar sipas shtypit serb të viteve ’30) Në vitet e 30 të shekullit të kaluar gazetat serbe shkruanin për përparimin e sportit në Shqipëri dhe adhurimin e shqiptarëve ndaj futbollit… SPORTI NËN PËRKUJDESIN E PRINCESHËS Gazeta beogradase  “Pravda” e 25 nëntorit të 1933 e botoi shkrimin: “Shqipëria punon me […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...