Kurani dhe distancimi nga pozita

8

Në kohën e halifes Omer r.a., erdhi një njeri i cili kërkoi nga ai që t’i jep pozitë shtetërore.Omeri r.a. e pyeti: “A di të lexosh Kuran?”Ai u përgjigj: “Jo.”Omeri r.a. tha: “Ne nuk japim pozitë me përgjegjësi në pushtet dikujt nëse nuk di të lexojë Kuran.”Njeriu u kthye në shtëpi dhe filloi të mësojë leximin e Kuranit. Por, kur u miqësua dhe mëshirua me Kuranin fisnik nga zemra e tij u zhduk dëshira dhe lakmia për pozitë dhe detyrë me përgjegjësi, dhe nuk u paraqit fare te Omeri r.a.Një ditë, pas një kohe të gjatë Omeri r.a. e takoi dhe e pyeti: “Pse nuk erdhe për pozitën që kërkove?”Ai u përgjigj: “Mësova të lexoj Kuran dhe zemra mu forcua, kështu që më nuk ndiej nevojë dhe varësi nga njerëzit dhe për pozitë.”Omeri r.a. e pyeti:” Cili ajet të bëri kështu të pavarur?”U përgjigj:“… E kush i frikësohet Allahut, Ai i hap rrugë.Dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare …” (Et – Talakë, 2-3)Përktheu dhe përshtati:Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

8 thoughts on “Kurani dhe distancimi nga pozita

  1. Pingback: priligy drops
  2. Pingback: acheter ivermectin

Comments are closed.

Next Post

Mos nënçmo asnjë vepër të mirë, sado e vogël të jetë ajo.

Hën Mar 15 , 2021
Në mesin e shumë tregimeve nga të cilat duhet marrë mësim, dijetarët kanë shënuar edhe ngjarjen e rëndësishme të dijetarit të njohur Ahmet bin Miskinit, ku mes të tjerash thotë:“Isha sprovuar me varfëri të madhe, kisha mbetur pa asgjë. Mua, bashkë me bashkëshorten dhe djalin tonë të vogël na kishte […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...