Argumentet e Ebu Hanifes kundër pabesimtarëve/Tregime Islame

Erdhën njëherë pabesimtarët për të polemizuar me dijetarët myslimanë në lidhje me Allahun e Madhërishëm.

Dijetarët e zgjodhën dijetarin e shquar të asaj kohe, shejh Hamadanin, mësuesin e Ebu Hanifës, Allahu qoftë i kënaqur me të dy. Derisa njerëzit prisnin dijetarin, Ebu Hanife u paraqit papritur, u dëshiroi mirëseardhje atyre që ishin prezent dhe tha: “Mësuesi ynë (Hamadani) nuk kishte kohë për polemikë dhe më dërgoi mua si nxënësin e tij më të ri, Numan ibn Thabit që t’u përgjigjet në pyetjet tua.” Pastaj u ul në vendin e caktuar, ndërsa delegatët pabesimtarë filluan me pyetje.

Pabesimtari: “Cilin vit ka lindur Zoti juaj?”Ebu Hanife: “Allahu ekziston para datës, kohës dhe viteve (ekzistenca e Tij është e pakufizuar)!”

Pabesimtari: “Ne dëshirojmë të na sjellësh argumente nga realiteti ynë.”Ebu Hanife: “Cili numër është para katërshit?”Pabesimtari: “Tre.”Ebu Hanife: “Cili numër është para treshit?”

Pabesimtari: “Dy.”Ebu Hanife: “Para dyshit?”Pabesimtari: “Një.”Ebu Hanife: “Para njëshit?”Pabesimtari: “Asgjë.”Ebu Hanife: “Nëse para numrit (statistikor) një, nuk ka asgjë, atëherë çfarë ndodh me Allahun Një të Vërtetë. Ai gjithmonë ekziston i pakufizuar.”Pabesimtari: “Në cilën anë është Zoti yt?”Ebu Hanife: “Nëse sjell llambën në një vend të errët, në cilën anë përhapet drita?”Pabesimtari: “Në të gjitha anët.”Ebu Hanife: “Kur ky është rast me dritën natyrale, çfarë është me Dritën e qiejve dhe Tokës.Pabesimtari: “Na thuaj diç për esencën e Zotit tënd, a është i fortë si çeliku, i lëngët si uji, apo i gazët sikurse tymi dhe avulli?”Ebu Hanife: “A ke qëndruar para një personi në pragun e vdekjes?”Pabesimtari: “Po.”Ebu Hanife: “A ka folur ndonjëherë me ty ai pasi ka vdekur?”Pabesimtari: “Me siguri jo.”Ebu Hanife: “Para vdekjes së tij ai ka folur, ka lëvizur, e pas vdekjes nuk ka lëvizur, është gurëzuar, kush e ndryshoi gjendjen e tij?”Pabesimtari: “Kjo është për arsye se shpirti i tij e ka lëshuar trupin.”Ebu Hanife: “Na përshkruaj shpirtin e tij, a ka qenë i fortë si çeliku, i lëngët si uji apo i gazët sikurse tymi dhe avulli?”Pabesimtari: “Ne për këtë nuk dimë asgjë.”Ebu Hanife: “Nëse shpirti që është i krijuar nuk mund të përshkruhet, atëherë si kërkon ti ta përshkruaj Qenien e Zotit?”Pabesimtari: “Në cilin vend gjendet Zoti yt?”Ebu Hanife: “Nëse e sjell enën me qumësht të freskët, a përmban ai yndyrë?”Pabesimtari: “Po.”Ebu Hanife: “Në cilin vend është yndyra në qumësht?”Pabesimtari: “Nuk ka vend të kufizuar, por është e përhapur në tërë qumështin.”Ebu Hanife: “Nëse yndyra e formuar në qumësht nuk ka vend të caktuar, si dëshiron ti ta kufizosh Zotin në një vend?”Pabesimtari: “Nëse gjërat janë të përcaktuara para krijimit të Universit, cili është roli i Zotit tënd?”Ebu Hanife: “Ai përcakton gjërat. Ai disa njerëz i ngrit e disa i përul.”Pabesimtari: “Nëse hyrja në Xhennet nuk ka fillim, poashtu nuk ka mbarim, si janë banorët e tij të përhershëm?”Ebu Hanife: “Numrat statistik nuk kanë as fillim as mbarim.”Pabesimtari: “Si në Xhennet ushqehen, nuk urinojnë dhe nuk e kryejnë nevojën e madhe?”Ebu Hanife: “Ti dhe secila krijesë kemi qëndruar në barkun e nënave tona nëntë muaj. Jemi ushqyer me gjakun e nënave tona, e nuk e kemi kryer as nevojën e vogël e as të madhen.”Pabesimtari: “Si është e mundur që begatitë e Xhennetit rriten duke ngrënë dhe nuk harxhohen frytet e tij dhe nuk kanë fund?”Ebu Hanife: “Sa më shumë arrihet dituria ajo rritet edhe më shumë.”

Përktheu dhe përshtati:Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Next Post

Kurani dhe distancimi nga pozita

Die Mar 14 , 2021
Në kohën e halifes Omer r.a., erdhi një njeri i cili kërkoi nga ai që t’i jep pozitë shtetërore.Omeri r.a. e pyeti: “A di të lexosh Kuran?”Ai u përgjigj: “Jo.”Omeri r.a. tha: “Ne nuk japim pozitë me përgjegjësi në pushtet dikujt nëse nuk di të lexojë Kuran.”Njeriu u kthye në […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...