Grupi vullnetarë “Më kthe buzëqeshjen” – Projekti HAPJE BUNARI

7

Grupi vullnetarë “Më kthe Buzëqeshjen” me seli në Zvicër tash e sa kohë pondërton Bunare nëpër vendet më të varfëra në Afrikë, në Niger dhe në Bregun e fildishtë. Në Bregun e fildishtë së fundmi po punohet edhe për ndërtimin e Xhamive.

Për më shumë informacione gjeni broshurën më lartë ku do gjeni të gjitha informacionet dhe koordinatat bankare.
Ose

Neve si Doberdolli.com jemi shum të lumtur që po ndihmojmë këtë iniciativë madhështore, prandaj nëse keni nevojë për më tepër hollësi ju lutemi të na shkruani në Whatsapp  dhe do ju vëmë në kontakt me aktivistë direktë Shqiptarë që do jundihmon në konkluzionin e sadakasë tuaj.

Disa transmetime dhe afragmente Kur’anore për Ujin:

Allahu i Madhëruar, ua përkujton njerëzve dhuratën e ujit që ua ka lënë në dispozicion dhe lidhur me këtë thotë: “A e shihni ujin që po e pini? A e lëshoni ju apo Ne nga retë . Nëse duam, mund ta bëjmë te njelmët – pse nuk jeni mirënjohës”. (El-Vaki’a, 68 – 70)

* T’ia shuash etjen një te eturi është një nga veprat më të mira që besimtari mund të bëjë. Është pyetur Abdullah Ibn Abasi r.a. se cila është sadakaja më e vlefshme, e ai tha:” Uji, a nuk e keni lexuar ajetin Kur’anor në të cilin banoret e xhehennemit, kërkojnë ndihmë nga banoret e xhennetit duke thënë: “Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në xhennet (duke u thënë): “Na qitni diç nga ju apo nga ajo që u ka furnizuar All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në xhennet) thonë: “Allahu i ka ndaluar që të dyja këto për jobesimtarët!”! (El- E’raf; 50)

Ebu Hurejre r.a, transmeton se Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: “Një rast një njeri duke udhëtuar, e kishte kapluar etja e madhe. Ai arriti te një bunar zbriti dhe piu ujë. Kur doli nga bunari, e pa një qen i cili për shkak të etjes se madhe po lëpinte pluhur. Atëherë njeriu tha: “Edhe këtë qen e paska kapluar etja sikurse mua.” Atëherë ai përsëri zbriti në bunar dhe e mbushi këpucën e tij me ujë, e kapi me dhëmbë dhe u ngjit nga bunari, i dha ujë qenit, Allahu për këtë e falënderoi dhe ia fali mëkatet” Pastaj Sahabët pyetën:” O i dërguari i Allahut, a kemi shpërblim edhe kur u japim kafshëve ujë?” Ai u përgjigj: “Për çdo krijesë të gjallë keni shpërblim (kur i jepni ujë, kur e ushqeni dhe kur silleni mire me to)” (Buhariu).

Në një transmetim tjetër thuhet se kësi rasti ka ndodhur me një grua prostitutë, të cilës Allahu i Madhëruar ia kishte shlyer gjynahet për arsye se i kishte dhënë ujë qenit.

* Po e shohim se çfarë shpërblimi kemi nëse u ofrojmë ujë kafshëve. Por, në të kundërtën, sa është i madh dënimi nëse u ndalojmë ujin kafshëve, na tregon hadithi i mirënjohur në të cilin thuhet se një grua është dënuar me zjarr të xhehennemit, për arsye se e kishte ngujuar macen dhe nuk i kishte dhënë për të ngrënë e as për të pirë dhe as nuk e kishte lënë të lirë që të kërkon vet ushqimin.

* Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar derdhjen e ujit pa nevojë, këtë e vërteton edhe hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. të cilin e ka shënuar Ibni Maxhxhe: Transmetohet nga iben Amer r.a. në një rast Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranë Sa’dit, i cili ishte duke marr abdes dhe i tha: “Ç’është gjithë ky shpenzim i ujit?” I tha: “A edhe te abdesi ka shpenzim të tepërt?” Tha Pejgamberi s.a.v.s.: “Po, është humbje, edhe sikur të ishe në një lumë i cili rrjedhë!” (Ibni Maxhxhe)

7 thoughts on “Grupi vullnetarë “Më kthe buzëqeshjen” – Projekti HAPJE BUNARI

  1. Pingback: ivermectil class
  2. Pingback: priligy pharmacy

Comments are closed.

Next Post

“Çdo familje e ka një person që i këput vargonjtë e varfërisë. Shpresoj të jesh…”/ Thënie nga të Moçmit

Mar Mar 9 , 2021

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...