“Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të…”/ Thëniet më të Bukura Koreane

1
Thëniet janë stolia e të folurit, por ato janë gjithashtu kënaqësi e dëgjuesit dhe e lexuesit.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë këtë koleksion nga mençuritë e një kontinenti tjetër. Na thoni cilën pëlqyet më së shumti nga këto thënie të përzgjedhura të popullit korean:

Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të varfri.

Po të humbësh mikun e dashur, do ta kujtosh shtatë vjet, po ta braktisësh atdheun, do ta kujtosh deri në vdekje.

Dhjetë që gërthasin, përfitojnë më tepër se dhjetë që heshtin.

Borxhi i gojës paguhet me stomak.

Shpirti i njeriut si pylli shumë i dendur, nuk kalohet tejpërtej.

Po u gremis shtylla e shtëpisë, gremiset shtëpia e tërë.

Atë që nuk ta mëson dot nëna, ta mëson bota.

Atje ku është dashuria e sinqertë, atje është lumturia e vërtetë.

Kur të dalë fjala, kalëron erën.

Mos e beso lëvdatën e armikut.

Duke kaluar gomari dorë më dorë më në fund humbet.

Zogu që shumë këndon, nuk di të bëjë çerdhe.

E ardhmja është një fëmijë në prehërin e nënës.

Në botë ka shumë të këqij, por s’ka armik më të keq se miku i keq.

Aty ku nuk ka tigra, macja e egër e mban veten më të rëndësishme,

Edhe këngët më të bukura të bezdisin kur dëgjohen shumë herë.

Dera e shtëpisë e cila ka më shumë bija gjithmonë është e hapur.

Fati është si zogu në kafaz, kur njëherë e lëshon, më s’do ta zësh.

Gjuha nuk ka këmbë, mirëpo nga rend, rend me mijëra milje.

Kur rrëzohet lisi, bie hija.

Lumi i thellë rrjedh pa zhurmë.

Lumi njihet duke notuar, e njeriu në bisedë.

Lumi njihet kur e kalon, ndërsa njeriu kur jeton në të.

Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.

Nga gota vuan – një ditë, nga këpucët e ngushta – një vit, kurse nga gruaja e keqe – tërë jetën.

Mos harroni se dashuria është e zonja, që për një natë, ta ndërton murin kinez.

Nëse një koprrac i jep ndokujt të holla, i humb gjaku!

Nëse peshkun e lëshon në enë me ujë, mos mendo se ia ke dhuruar lirinë.

Nëse verës shëtit një ditë, dimrit do të jesh i urirtur dhjetë (ditë).

Në shtëpinë e lumtur edhe domatet rriten sa kungujt.

Në shtëpinë e përtacit shumohen vetëm ëndrrat.

Nuk vdes njeriu nga të ecurit, por nga të ndenjurit.

Njeriu fatkeq, edhe kur bie në pupla, e thyen kokën.

Njeriu i cili ka me vetveten ka shumë për të folur, s’ka dëshirë të flasë me njerëz të tjerë.

Njeriu i mendjes ka nevojë për siguri dhe për dinjitet.

Një “po”e sinqertë, apo një “jo” me vendosmëri, vlejnë më shumë se 100 “nëse” ose 100 “por”.

Orizin e derdhur mund ta mbledhësh, por fjalët e thëna nuk mund t’i kthesh prapa.

Për fëmijët tanë gjithmonë kujtojmë se janë më të mirë se të tjerëve ; për gruan mendojmë se është më e keqe se e huaja.

Për tre vjet edhe qeni i shkollës mëson të lehë në vargje.

Pikëllimin e të vesë e kupton vetëm vejusha.

Shko atje ku japin sojë të ëmbël, jo atje ku japin fjalë të ëmbël.

Tradhtari, shpeshherë, vdes para viktimës së vet.

Trimit i ndihmojnë yjet.

One thought on ““Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të…”/ Thëniet më të Bukura Koreane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Next Post

A i keni ditur këto të dhëna kuranore?

Die Dhj 27 , 2020
Kur’ani përmban 114 sure, 6666 ajete (sa i përket ajeteve të Kur’anit, midis dijetarëve ka qëndrime të ndryshme, sikur që thonë se ka 6236), 30 xhuza (pjesë), çdo xhuz ndahet në katër pjesë më të vogla ndërsa,  kurse pjesët e tilla të vogla quhen hizb, kështu që Kurani përmban 120 […]

Llogaritës Zeqati

AlbanianEnglishGermanItalianMacedonianTurkish
LIVE OFFLINE
track image
Loading...